Policia jep detaje për tragjedinë që ndodhi në Pejë ku treni e mbyti një person

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, përkatësisht në binarë të trenit. Rastin është konfirmuar edhe nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një person, i cili ka mbetur i vdekur. Në vend të ngjarjes […]
Rastin është konfirmuar edhe nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një person, i cili ka mbetur i vdekur. Në vend të ngjarjes janë njësitet, derisa për info të tjera, do të iu informojmë më vonë”, ka thënë Rugova.
Sipas dëshmitarëve, i ndjeri që është rreth të 50-tave u gjet herët në hekurudhë pasi u godit nga treni, përballë Elkosit.












