Policia arreston dy persona për shantazh

Policia arreston dy persona për shantazh

Në dy operacione të ndara të zhvilluara dje dhe sot nga ana e njësisë rajonale për hetimin e krimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të shantazhit. Kështu bën me dije përmes një njoftimi, Policia e Kosovës, që tregon tutje se këto operacione […]

Kështu bën me dije përmes një njoftimi, Policia e Kosovës, që tregon tutje se këto operacione kanë ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë pranë policisë disa ditë më parë.

“Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se të dyshuarit për një periudhë ë caktuar kohore duke shantazhuar dhe shtrënguar viktimën me publikimin e disa fotografive eksplicite, kanë ndikuar te ajo që përkundër vullnetit të saj të marrin shuma të konsiderueshme të parave”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kësisoj në operacionin e djeshëm policia ka arritur që në flagrancë të kapë dhe të arrestojë të dyshuarin S. L, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe të njëjtin më pas me rekomandimin e prokurorit të shtetit ta procedoj në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve.

Ndërkohë që policia ka zgjeruar rrethin e hetimeve ka identifikuar edhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në rastin në fjalë. Ndërkohë që hetimi ka vazhduar, ndërlidhur me veprimet operative sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A. H, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i implikuar në rastin në fjalë.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti po ashtu është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për hetime të mëtejme.

I dyshuari i tretë, Sh. Ç, i njohur për policinë, aktualisht është në arrati dhe polica bashkërisht me prokurorin e shtetit po koordinon veprimet e nevojshme për të mundësuar kapjen e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?