Pasardhësja e Merkelit përqesh homoseksualët, shpallet “Miss homofobja e 2018-s”

Kryetarja në ardhje [e me gjasë edhe kancelarja në ardhje e Gjermanisë] e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer duket se po punon shumë që të forcojë krahun konservator të partisë së saj, gjë që ndolli shumë kundërthënie, përkthen Periskopi. Duke e argëtuar një audiencë gjatë një karnavali në Baden-Wurrtemberg të martën e kaluar, Kramp Karrenbaueri që ishte […]
Kryetarja në ardhje [e me gjasë edhe kancelarja në ardhje e Gjermanisë] e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer duket se po punon shumë që të forcojë krahun konservator të partisë së saj, gjë që ndolli shumë kundërthënie, përkthen Periskopi.
Duke e argëtuar një audiencë gjatë një karnavali në Baden-Wurrtemberg të martën e kaluar, Kramp Karrenbaueri që ishte votuar si “Miss Homofobia 2018” nga një grup LGBT – tha se tualetet pa gjini ishin “për burra që nuk e dinin nëse iu lejohej që të rrinin në këmbë apo se duhej të uleshin kur ta bënin shurrën”.
E pyetur për komentet e pasueses së Merkelit, zëdhënësi i kësaj të fundit Steffen Seibert tha se qeveria kishte forcuar të drejtat e njerëzve interseksual duke e lejuar gjininë e tretë.
Për më tepër, Kramp-Karrenbauer së fundi ka përsëritur qëndrimin se martesa duhet të lejohet vetëm për ata që mund të bëjnë fëmijë, dhe refuzoi të ndryshonte deklaratën e 2015-s kur kishte thënë që martesat e gjinisë së njëjtë janë si incesti apo poligamia./Periskopi












