Pas pak në Periskopi: Cilat janë lidhjet e Behgjet Pacollit me personin që akuzohet për trafikim droge në ShBA

Periskopi pas pak sjell një hulumtim ekskluziv që hedh dyshimet për partneritetin e ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, me një person që e ka emrin në Listën e Kuqe të Interpolit për trafikim narkotikësh në SHBA. Si gjendet Behgjet Pacolli partner biznesor në kompaninë e njeriut që e ka emrin në Listën e […]
Periskopi pas pak sjell një hulumtim ekskluziv që hedh dyshimet për partneritetin e ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, me një person që e ka emrin në Listën e Kuqe të Interpolit për trafikim narkotikësh në SHBA.
Si gjendet Behgjet Pacolli partner biznesor në kompaninë e njeriut që e ka emrin në Listën e Kuqe të Interpolit dhe që është një nga njerëzit më të kërkuar nga El Salvadori?
Si figuron emri i Pacollit në kompaninë e personit nga Amerika Latine, kompani për të cilën, drejtësia amerikane ka konstatuar se përdoret për ‘lehtësimin e përdorimit të avionëve të dyshuar për kontrabandë të drogës nga Amerika Jugore për në SHBA’?
Çka thonë dokumentet e DEA’s për avionin e bashkëpunëtorit të Pacollit, që në Amerikë u identifikua si avion që barte drogë?
Prej kur daton miqësia e Pacollit me këtë person dhe cilat janë faktet që flasin për këtë?
Si iu gëzua ky person zgjedhjes së Pacollit president i Kosovës?
Si e kishte propozuar Pacolli këtë person si konsull nderi të Kosovës në vendin e tij?
Çka i shiti në Zvicër Pacolli këtij personi, me një çmim tejet të ulët në vitin 2010?
Mos e humbni pas pak Periskopi!












