Pacolli uron shqiptarët e Tuzit: Sonte ka fituar Malësia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar shqiptarët në Tuz për votimin e koalicionit “Malësia na bashkon”. Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se sot fitorja është e Malësisë. “Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo”, […]
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se sot fitorja është e Malësisë.
“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo”, ka shkruar Pacolli./Periskopi/












