Pacolli: Liderët të ulen e të flasin, taksa të hiqet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë sot për çështjen e taksës liderët e koalicionit qeverisës duhet të ulen të flasin dhe pastaj të hiqet. Pacolli ka thënë se taksa duhet të hiqet, por së pari liderët e koalicionit të ulen në tavolinë t’i shfaqin qëndrimet dhe më pas të merret […]
Pacolli ka thënë se taksa duhet të hiqet, por së pari liderët e koalicionit të ulen në tavolinë t’i shfaqin qëndrimet dhe më pas të merret vendimi për heqjen e taksës.
“Për taksën duhet të ulemi të flasim me liderët e koalicionit, pastaj të hiqet”, është shprehur Pacolli, transmeton Gazeta Metro.
Pacolli këto komente i bëri në një konferencën të përbashkët me homologun nga Malta, Karmelo Abela i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Krejt në fund Pacolli shtoi se Kosova nuk ka çfarë të japë në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.












