Osman Musliu rrëfen në detaje bisedën me Shaban Jasharin para sulmit në Prekaz

Osman Musliu rrëfen në detaje bisedën me Shaban Jasharin para sulmit në Prekaz

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka treguar detaje para sulmit të forcave serbe mbi familjen Jashari në Prekaz me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Musliu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pas sulmit që forcat serbe i bënë familjes Jashari me 22 janar të po atij viti, si imam […]

Musliu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pas sulmit që forcat serbe i bënë familjes Jashari me 22 janar të po atij viti, si imam që ishte në Drenas kishte vendosur bashkë me disa persona të tjerë të vizitonte familjen Jashari.

“Ndodhi sulmi i parë ndaj tyre dhe shkuam për ta vizituar. Më kujtohet më tha baci Shaban: ‘ke ardhur hoxhë i ri në Drenas, po flasin njerëzit fjalë të mira për ty’. I thashë mbase po flasin njerëzit fjalë të mira kam edhe unë një kërkesë për ty. Ju jeni përgatit na po e shohim çfarë po doni dhe në një farë forme i keni shpallur luftë Serbisë pasi nuk po doni të dorëzoheni. Ti me shpirtin tënd mund të bësh çfarë të duash por me këta fëmijë e këto gra…”.

“… Më tha: ‘Hoxhë, kështu jemi përgatit dhe kështu po duan, inshallah Zoti na ndihmon’. Ajo familje është përgatitur për këtë situatë në bazë të sjelljes dhe historisë së tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxha nga Drenasi tregon se pas kësaj vizite ndodhen edhe ngjarjet në Likoshan dhe Çirez kur u vranë 24 shqiptarë.

“Pas varrimit në Likoshan dhe Çirez ku ishin gati gjithë Kosova erdhe edhe 5 marsi. Më kujtohet kur jam zgjuar të fali sabahun, kur po dëgjohen të shtëna armësh. E mora djalin e axhës Murat Musliun pasi ai e njihte më mirë se unë situatën sepse ishte zyrtar i KMDLNJ. Kur dolëm në kodrën e Rezallës ai më tha se po sulmohet familja e Shaban Jasharit”.

Musliu thotë se pasi e vëzhguam situatën një kohë të gjatë, u përpoqëm të marrim në telefon Fehmi Aganin apo Pajazit Nushin por nuk funksiononte linja telefonike.

“E kemi pasur një telefon ajror, dhe ramë në kontakt me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd. Ai na tha ne kemi disa informata por jo të detajuara. Pastaj ne i sqaruam situatën”, tha ndër të tjera Osman Musliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?