Nexhmedin Spahiu: Edhe Ivica Daçiqi është për “Shqipërinë e Madhe” dhe e dëshiron flamurin kuq-e-zi

Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur nga Mitrovica, i është referuar një deklarate të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, për ta forcuar tezën e mëvetësisë kombëtare të Kosovës. Daçiq kishte deklaruar: “Në Prishtinë me qindra herë ka më shumë flamuj të Shqipërisë se sa të Kosovës. Edhe vetë liderëve të Kosovës nuk iu pëlqen flamuri […]
Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur nga Mitrovica, i është referuar një deklarate të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, për ta forcuar tezën e mëvetësisë kombëtare të Kosovës.
Daçiq kishte deklaruar: “Në Prishtinë me qindra herë ka më shumë flamuj të Shqipërisë se sa të Kosovës. Edhe vetë liderëve të Kosovës nuk iu pëlqen flamuri [i Kosovës]. Mos të bëhemi naivë e të mendojmë se Kosova e Shqipëria do të jenë dy shtete.”
Këtë deklaratë, Spahiu e ka komentuar si vijon: “Shikone se kujt ia bëjnë qefin ata që në Prishtinë e ngrejnë flamurin kombëtar shqiptar e jo flamurin kombëtar kosovar.”












