Nënsekretari amerikan sot qëndron në Beograd, nesër vjen në Kosovë

Nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale, sot do të qëndrojë në Serbi, ndërsa nesër do të vizitojë Kosovën. Në Beograd, Hale do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë me të cilët do të bisedojë për raportet bilaterale dhe dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa, gjatë vizitës në Kosovë, zyrtari amerikan do të diskutojë me […]
Në Beograd, Hale do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë me të cilët do të bisedojë për raportet bilaterale dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërsa, gjatë vizitës në Kosovë, zyrtari amerikan do të diskutojë me liderët e lartë shtetërorë për shansin historik që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin me Serbinë dhe do të kërkojë marrjen e masave për të arritur një zgjidhje.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, emëroi David Hale për nënsekretar më 30 gushtë të vitit të kaluar, ndërsa ai më herët kishte kryer detyrën e emisarit të SHBA-së në Pakistan dhe Liban dhe ishte emisar special për bisedime paqësore për Lindjen e Afërt.












