Në Gjilan gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë që nga koha e ilirëve

Derisa po gërmonte tokën për ndërtimin e një garazhe, Ilaz Ramushi, nga fshati Llashticë e Gjilanit, ka hasur në disa mbetje të pazakonta. Eshtra e kafka njerëzish, enë e gjësende të tjera, dyshohet se kanë mbetur në tokën e Ramushit, qysh nga kohërat e lashta, raporton KTV. Sipas tij, shumë vite para luftës, këtë zonë […]

Eshtra e kafka njerëzish, enë e gjësende të tjera, dyshohet se kanë mbetur në tokën e Ramushit, qysh nga kohërat e lashta, raporton KTV.

Sipas tij, shumë vite para luftës, këtë zonë e kanë vizituar edhe arkeologë nga Shqipëria, të cilët, atë kohë, i kishin thënë se në këtë vend mund të kenë jetuar ilirët.

Edhe vëllai i tij, tregon se kjo nuk është hera e parë që ata kanë gjetur të tilla mbetje mortore.

Por, një banor i fshatit tregon se mbetjet që po gjenden në këtë tokë mund të jenë edhe si shkak i manastirit që ka qenë më herët në këtë fshat.

Beqir Veseli, banor i fshatit Llashticë, ka treguar se edhe herëve të kaluara, kur në zona të tjera të fshatit janë gjetur mbetje mortore, zyrtarë nga Instituti Historik i Gjilanit nuk kanë shprehur interesim për to.

Ndërkaq, në komunën e Gjilanit nuk kanë njohuri në lidhje me këtë rast, por kanë thënë që do të interesohen për verifikimin e ADN-së së eshtrave të gjetura nga banorët.

Mbetje mortore që janë gjetur më herët, sipas banorëve të fshatit Llashticë, janë marrë për ekspozim nga Muzeu i Gjilanit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?