Nait Hasani: Mos u tutni se nuk prishemi me amerikanët

Nait Hasani: Mos u tutni se nuk prishemi me amerikanët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani u ka bërë ftesë qytetarëve që mos frikësohen sepse Kosova nuk do të prishet me Amerikën. Ai për Periskopin thotë se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetet. Përderisa shumica e përfaqësuesve politikë kanë konfirmuar raportimin e Periskopit se delegacioni amerikan i udhëhequr nga John Earth dhe Brad Berkley kanë […]

Përderisa shumica e përfaqësuesve politikë kanë konfirmuar raportimin e Periskopit se delegacioni amerikan i udhëhequr nga John Earth dhe Brad Berkley kanë paralajmëruar një sanksion të ri për mos heqjen e taksës, atë të largimit të kampit të Bondstilit nga Kosovë, Hasani thotë se një gjë e tillë nuk qëndron.

Nait Hasani tha  se kjo është veç mendësi e frikës sonë dhe se Bondstili s’mund të hiqet për taksën.

‘’ Nuk është e vërtetë që amerikanët po na e heqin Bondstilin. Nuk kanë thënë. Asnjë shenjë nuk e kanë dhënë. Kjo është mendësia e frikës sonë. I kam informacionet e sigurta se ata nuk kanë thënë se ne e heqim Bondstilin. Bondstili nuk hiqet për taksën ndaj Serbisë. Na vjen keq. Bondstili është për tjera çështje. Ka tjera plane strategjike afatgjate’’, ka thënë Hasani për Periskopin.

‘’ Mos u tutni, se nuk prishemi me amerikanët. S’ka nevojë me  u tut. Ka nevojë me e pasë taksën, ka nevojë me e mbrojtë Kosovën. ‘’, ka shtuar deputeti i PDK’së.

Gjatë ditës së djeshme, zv/kryeministri Dardan Gashi i cili ishte pjesë e takimit me amerikanët nuk  e mohoi që SHBA u tha se mund të tërheqin trupat e tyre nga Kosova.  Madje sipas tij, paralajmërimet e tyre kanë qenë për sanksione shumë më serioze.

Po ashtu, edhe udhëheqësit e negociatave me Serbinë, Shpend Ahmeti Fatmir Limaj   mbrëmë e konfirmuan se ky delegacion amerikan ua ka përmendur mundësinë e heqjes së kampit në fjalë.

Ndërsa sot, kryeministri Ramush Haradinaj duke komentuar presionin e SHBA’së ndaj Kosovës për taksën, ka thënë se ata s’mund të largojnë bazën e Bonstilit për këtë shkak. Sipas Haradinajt, Kosova është shtëpia e tyre dhe mund të qëndrojnë përjetësisht.

‘’E para, Amerika operon globalisht për siguri. Në krejt globin, edhe ku është prezent edhee ku nuk është. Unë mendoj që vendimet të cilat janë folë për kërcënim  në Kosovë, janë të hershme e ndoshta të avancuara. Për shkak se një vendim i tillë mund të merret por jo në rrethana për taksën. Ndërsa për gjitha argumentet për të cilat është vendos taksa, pra agresiviteti i Serbisë, plani i jashtëm, përpjekjet për destabilizim dhe vonesa  e njohjes janë asyet. Pra taksa mbetet deri në njohje’’, tha sot Haradinaj.

Ndërsa sot, Ambasada Amerikane përmes një kumtese ka njoftuar  se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kampin Bondsteel.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Kosovë”, thotë Ambasada.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës, kryeminsitri Ramush Haradinaj në vazhdimësi po del kundër kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e taksës, si një kusht që të ecet tutje në dialog.

SHBA ka anuluar një sërë mbështetjesh për Kosovën, që kanë të bëjnë me pikë mjaft të ndjeshme, siç është ajo e FSK’së dhe kryesisht – programe që lidhen me trajnime të sigurisë.

Në prag të festës së Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia patën ndaluar një prej gjeneralëve më të respektuar të Ajovas, Timothy Orr, vizitën që e kishte paralajmëruar në Kosovë, pikërisht shkaku i refuzimit të heqjes së taksës./PERISKOPI/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?