Mustafa: Komandantët më rrëzuan mua, por tani duhet ta rrëzojnë veten

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se komandantët e kanë rrëzuar Qeverinë e LDK’së për hesape të veta. Ai ka thënë se njëra nga hesapet, u pa që në ditët e para të sic e quan ai ‘Qeverisë së komandantëve’ e ajo ishte hapi i shfuqizimit të Speciales. Por thotë se ‘tani komandantët duhet […]
Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se komandantët e kanë rrëzuar Qeverinë e LDK’së për hesape të veta.
Ai ka thënë se njëra nga hesapet, u pa që në ditët e para të sic e quan ai ‘Qeverisë së komandantëve’ e ajo ishte hapi i shfuqizimit të Speciales.
Por thotë se ‘tani komandantët duhet ta rrëzojnë veten”.
“Në momentin që ka dalë LDK është themelu Qeveria e komandantëve, të cilët aktin e parë që kanë bërë, kanë dashur ta zhbëjnë Gjykatën Speciale.
Do të thotë ata i kanë pasur do qëllime të veta pse e kanë rrëzuar qeverinë tonë, por nëse e dojnë këtë vend, ata duhet ta rrëzojnë veten.
Nëse s’e dojnë, ata shahen gjithë ditën e në mbramje e ndajnë pazarin”, ka thënë ai/Periskopi/












