Mustafa jep detajet për bisedën me Thaçin, nuk e mohon se ShBA’të përmendën largimin e trupave nga Kosova

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zbuluar detaje nga takimi i javës së kaluar me presidentin Hashim Thaçi. Mustafa ka zbuluar se çka i ka thënë Thaçi para se të kërkonte takimin me të. “Zoti Thaçi nuk ka kërku diçka të veçantë, ju garantoj, kur ka thirrë me ardhë, vetëm ka thënë […]
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zbuluar detaje nga takimi i javës së kaluar me presidentin Hashim Thaçi.
Mustafa ka zbuluar se çka i ka thënë Thaçi para se të kërkonte takimin me të.
“Zoti Thaçi nuk ka kërku diçka të veçantë, ju garantoj, kur ka thirrë me ardhë, vetëm ka thënë se e shoh të nevojshme dhe të domosdoshme me të informu lidhur me vizitën e dy zyrtarëve amerikanë.
Ai ka treguar se ata kanë thënë se ‘mund të rrezikohet prania ushtarake e Amerikës në Kosovë’ që unk do të ishte më problem vetëm për skenën politike por për gjithë Kosovën”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media, përcjell Periskopi.
Ndryshe, javën e kaluar, Periskopi ka raportuar ekskluzivisht se dy zyrtarët amerikanë, nga administrate Trump, ia kanë bërë me dije liderëve kosovarë gjatë takimeve me ta, se Amerika mund ta shqyrtojë edhe praninë e trupave të saj në Kosovë, si pasojë e këmbënguljes dhe kryeneçësisë së kryeministrit Ramush Haradinaj për ta pezulluar taksën.
Këtë lajm, nuk e ka mohuar asnjë nga të pranishmit në takimet me zyrtarët e lartë amerikanë. Ka qenë vetëm një deputet i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, që i ka thënë Periskopit se Amerika nuk e ka thënë një gjë të tillë.
Më pas, kishte dalë edhe deklarata e Ambasadës Amerikanë në Kosovë, e cila nuk e mohonte decidivisht këtë fakt, por vetëm deklaronte se ‘prania e trupave ameirkane nëpër botë (ashtu si edhe në Kosovë v.j) i shqyrtohet rregullit të përgjithshëm të trajtimit”./Periskopi/












