Musliu – Selmanajt: Sveçla ka ra pre e paditurisë tënde, ke ra në depresion kur e ke pa që Kuvendi s’është studio Click’u

Musliu – Selmanajt: Sveçla ka ra pre e paditurisë tënde, ke ra në depresion kur e ke pa që Kuvendi s’është studio Click’u

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në një deklaratë dhënë Periskopit ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanajt, se ajo si anëtare ka penguar punën e Komisionit Parlamentar për hetimin e rastit të deportimit të gjashtë gylenistëve në Turqi para një viti. Musliu ka thënë për Periskopin […]

Musliu ka thënë për Periskopin se Komisioni Parlamentar për hetimin e këtij rasti ka dështuar për shkak të papërvojës së kryetarit të Komisionit, Xhelal Sveçla, për të cilin thotë se ka rënë pre e paditurisë së Selmanajt, i cili ka qenë nënkryetar i këtij Komisioni.

Sipas saj, Selmanaj ka rënë në depresion kur është përballur me punën në Kuvend, e cila është krejt ndryshe se si shihet nga lozha e Kuvendit.

“Komisioni ka dështuar nga papërvoja e kryetarit të Komisionit që fatkeqësisht ka ra në ndikim të paditurisë së nënkryetarit Selmanaj, i cili edhe sot mundohet ta luaj rolin e Kryetarit. Driton Selmanaj ka menduar që puna në Kuvend është njësoj sikur kur e ka shiku nga lozha e Kuvendit por tani kur është përballë direkt me punën në Kuvend ka ra në depresion dhe vështirë që do të del nga kjo gjendje”, ka thënë Musliu për Periskopin.

Në fund të deklaratës së saj, ajo thotë se Selmanaj duhet ta kuptojë se Kuvendi nuk është studio ‘Clicku’.

“Ai duhet ta kuptoi qe puna ne Kuvend e Komisione  parlamentare nuk është studio e “clikut”, ka thënë Musliu tutje.

Në anën tjetër, deputeti Selmanaj në Debat plus në Tv Dukagjini ka thënë se Ganimete Musliu që nga fillimi ka penguar punën e këtij Komisioni.

“Ganimete Musliu që nga fillimi ka qenë destruktive me punën e saj në këtë Komision”, ka thënë Selmanaj./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?