Muhaxheri thotë se hidrocentralet në Lumbardh nuk do të ndërtohen: Jemi në procedura të ndalimit

Ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët e komunës së Pjesë dhe Deçanit. Ditë më parë ata protestuan duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve. E lidhur me këtë, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se janë procedura të ndalimit të këtij projekti dhe se i […]

Ditë më parë ata protestuan duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

E lidhur me këtë, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se janë procedura të ndalimit të këtij projekti dhe se i njëjti nuk do të realizohet.

“Ky është problem, lakmi e disa pushtetarëve për të ardhur tek paraja në mënyrë të lehtë. Ata që e kanë kry procedurën e Lumbardhit të Deçanit prapë janë kthyer në skenë por me një formë tjetër, dhe ligj tjetër”, ka thënë Muhaxheri në “Zyrën e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Muhaxheri ka shtuar se Lumëbardhin e Deçanit është kryer masakër, nga persona të papërgjegjshëm.

” Pas masakrës në Lumëbardhin e Deçanit dhe tmerrit që është kriju atje të gjithë e dinë që kjo nuk mundet mu realizua, edhe nuk kemi me lejua. Jemi në procedura të ndalimit të kësaj pune kuvendi komunal ka anulua çfarëdo vendimi që është marrë në vitin 2010-2012″, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se ka njerëz të fuqishëm dhe kompani të fuqishme që mendojnë se munden me shkelë vullnetin e qytetarëve dhe komunës, por kjo nuk do të ndodhë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?