MPJ-ja njofton se Pacolli po lobon intensivisht për Kosovën në OBI

MPJ-ja njofton se Pacolli po lobon intensivisht për Kosovën në OBI

Në ditën e dytë të vazhdimit të punimeve të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që po i zhvillon punimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një kumtese për media, thotë se po lobon intensivisht. “Pacolli […]

“Pacolli ka vazhduar lobimin intensiv edhe në orët e paradites, me takimet dypalëshe, që ka zhvilluar me ministrin e jashtëm të Bangladeshit, Abdul Momen, me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Khaled Al Ahmad Al Sabah, ministrin e jashtëm të Gambisë, Mamadou Tangara, atë të Afganistanit, Salahuddin Rabbani si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Në të gjitha këto takime, Pacolli, ka diskutuar për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve, përderisa ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe integrimin e plotë të shtetit tonë në Organizatat Ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Hapja e Ambasadave të Republikës së Kosovës në Kuvajt e Bangladesh dhe emërimi i një Ambasadori jo-rezident në Afganistan ka qenë njëra nga temat e diskutimeve të Pacollti, në takimet e ndara, thuhet tutje në kumtesë, që i ka zhvilluar me homologët e tij nga Kuvajti, Bangladeshi dhe Afganistani si dëshmi e përkushtimit dhe zotimit të vendit tonë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

“Në takimin me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka diskutuar mbi bashkëpunimin për promovimin e investimeve dhe tregtisë si dhe pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në ExpoDubai 2020, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me ministrin e jashtëm të Gambisë, ai e ka ftuar këtë të fundit, që ta vizitojë së shpejti vendin tonë”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?