Momentet kur ‘ambasadorja e Thaçit’ ishte përplasur me serbët për ta mbrojtur Ramush Haradinajn

Momentet kur ‘ambasadorja e Thaçit’ ishte përplasur me serbët për ta mbrojtur Ramush Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë nga Deçani ka sulmuar ambasadoren Vlora Çitaku, për të cilën ka thënë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo përfaqëson presidentin Hashim Thaçi, e jo shtetin e Kosovës. Por, duket se kryeministri Haradinaj ka harruar vlerësimin që i bëhet Çitakut si një nga ambasadoret më reprezentative […]

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj befasoi të gjithë sot me sulmin që ia bëri ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakut.

Haradinaj e quajti Çitakun ambasadore të Thaçit e jo të Kosovës.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj nga Deçani.

Periskopi iu rikujton tri raste kur Vlora Çitaku kishte mbrojtur zëshëm kryeministrin Haradinaj

Mbajtja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet në Francë, shkaku i një fletarrestimi të Serbisë, ishte bërë temë debati në njërën nga mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në OKB, të mbajtur në shkurt të vitit 2017.

Në atë mbledhje, Haradinaj ishte mbrojtur fuqishëm nga ambasadorja e Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku, e cila kishte deklaruar se Haradinaj ishte i pafajshëm dhe se po persekutohet padrejtësisht.

“Zoti Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i Hagës. Kjo nuk është drejtësi, nuk është ndjekje penale, është persekutim, është përndjekje”, kishte thënë Çitaku gjatë fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

“Ky është një akt dëshpërues i Serbisë që të kthejë historinë mbrapa”, thoshte ajo.

Në atë mbledhje, Çitaku iu ishte përgjigjur akuzave të ish-presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili kishte thënë se Haradinaj po e kërcënonte Serbinë me luftë.

“Të gjitha vuajtjet që janë bërë ndaj kosovarëve, vrasjet dhe tjera nuk na kanë penguar në ndjekjen e fatit tonë. Humaniteti është i aftë për realizimin e mrekullive. Koha ka ardhur që të ecim përpara. Duke dëgjuar rrëfime të vjetra me konsum të pajustifikuar”, kishte deklaruar Çitaku në atë mbledhje të Këshillit të Sigurimit.

Edhe në mbledhjen e gushtit të vitit 2017, Çitaku ishte përplasur me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq për Haradinajn.

Ajo iu ishte kundërpërgjigjur akuzave të Daçiqit për UÇK’në, duke thënë se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj.

“Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë”, është shprehur ajo. Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar, kanë luftuar mu para shtëpive të tyre, i mbrojtën shtëpitë e tyre, kanë luftuar në oborrin e tyre më qëllim që të mbrojnë civilët dhe çlirimin e Kosovës”, kishte thënë Çitaku.

Çitaku i kishte dalë në mbrojtje Haradinajt, edhe kur ky i fundit ishte kërcënuar nga presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Erdogan kishte kërkuar dorëheqjen e Haradinajt lidhur me rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve turq nga Kosova dhe i kishte kërkuar përgjegjësi për menaxhimin e kësaj situate, pas vendimit të kryeministrit për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI’së pas atij skandali.

Ajo përmes rrjetit social, “Facebook”, kishte shkruar se parlamenti dhe qytetarët e Kosovës e zgjedhin kryeministrin dhe se nuk mund të kërkojë dorëheqjen e tij askush tjetër. /PERISKOPI

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?