Molliqaj: PSD e para e përkrahu taksën, ajo u vendos për efekt politik

I ftuar në emisionin Pressing, deputeti nga radhët e PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se partia e tij ka qenë ndër të parat që e përkrahu Haradinajn në vendosjen e taksës ndaj Serbisë. “PSD e ka përkrahë e para, madje nuk e di nëse zoti Haradinaj do ta vendoste taksën pa përkrahjen e PSD’së”, ka […]
“PSD e ka përkrahë e para, madje nuk e di nëse zoti Haradinaj do ta vendoste taksën pa përkrahjen e PSD’së”, ka thënë Molliqaj.
Tutje, ai tha se taksa nuk është vendosur për efekt ekonomik, por për efekt politik.
Taksën e kemi vendosë për efekt politik, efekti ekonomik ka qenë pasojë. Nëse je largu prej Serbisë, je afru me Shqipërinë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka folur edhe për dialogun me Serbinë, me ç’rast tha se PSD vazhdon ta mbështesë dialogun./Periskopi/












