Molliqaj: Kosova e Shqipëria duhet të jenë sa më afër

Deputeti nga PSD është ftuar në T7, ku ka folur për çështjet aktuale në vend, me ç’rast ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë sa më afër, dhe se kjo e fundit duhet të përfshihet më shumë në proceset e Kosovës, raporton Periskopi. “Kosova e Shqipëria duhet të jenë sa më afër, unë […]
“Kosova e Shqipëria duhet të jenë sa më afër, unë nuk i shoh të ndara. Edhe kur kam qenë në subjektin tjetër e kam thënë këtë gjë”, ka thënë Molliqaj.
“Unë mendoj se duhet të përfshihet Shqipëria në proceset e Kosovës, edhe nëse ka tjetër kryeministër. Unë problemin me Edi Ramën e kam pasur se nuk ka qenë në rrjedha të politikës së jashtme”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, ai i ka thënë para fytyre Berat Buzhalës se T7 është shndërruar në një platformë të VV-së./Periskopi/












