Mjeshtri shqiptar i shahut vdes duke luajtur shah

Ka ndërruar jetë papritur mjeshtri i shahut Harallamb Boshku. Lajmi u bë i ditur nga llogaria zyrtare e Federatës Shqiptare të Shahut në Facebook. “Me hidhërim njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të FIDE MASTER – Harallamb Boshku. Varrimi bëhet nesër. Homazhe për nder të tij do të organizohet pranë Pallatit të Kulturës në Durrës […]
Ka ndërruar jetë papritur mjeshtri i shahut Harallamb Boshku.
Lajmi u bë i ditur nga llogaria zyrtare e Federatës Shqiptare të Shahut në Facebook.
“Me hidhërim njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të FIDE MASTER – Harallamb Boshku. Varrimi bëhet nesër. Homazhe për nder të tij do të organizohet pranë Pallatit të Kulturës në Durrës dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit. Boshku ndërroi jetë në garë dje pasdite, gjatë zhvillimit të Turneut Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në deklaratë.
“Harallamb Boshku ishte njeri nga mjeshtrit me gjurmë të shkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit të ri”.
Boshku ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.












