Miratohet Platforma e Dialogut

Kuvendi ka miratuar Platformën për Dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Me 61 vota për, 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Platformën për Dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së […]
Me 61 vota për, 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Platformën për Dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
58 deputetë kanë votuar me elektronikë, ndërsa 3 të tjerë me ngritje dore. Bëhet fjalë për tre deputetët e PSD-së: Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina dhe Aida Dërguti.














