Ministrja franceze: Zgjidhja Kosovë-Serbi s’duhet të ketë vija të kuqe nga BE’ja

Ministrja franceze: Zgjidhja Kosovë-Serbi s’duhet të ketë vija të kuqe nga BE’ja

Nathalie Loiseau, ministrja franceze e Çështjeve Evropiane, në një intervistë për gazetën “La Croix”, ka thënë se nuk varet nga vendet tjera se si do të arrijnë zgjidhjen Kosova dhe Serbia. E pyetur nëse shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë (veriu i Kosovës me shumicë serbe në këmbim të Luginës së Preshevës të banuar […]

E pyetur nëse shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë (veriu i Kosovës me shumicë serbe në këmbim të Luginës së Preshevës të banuar me shumicë shqiptare në Serbi), ministrja franceze thotë se nuk duhet të ketë vija të kuqe nga Bashkimi Evropian nëse palët arrijnë marrëveshje që çon në paqe.

“Nuk është në dorën e vendeve të jashtme që të vendosin për kushtet e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Ne nuk kemi vija të kuqe për palët. Mbajtja hapur e çështjes së Kosovës nuk është zgjidhje. Është në dorën e vendeve të Ballkanit t’i zgjidhin mospajtimet. Nëse shfaqet një zgjidhje e pranueshme nga Beogradi dhe Prishtina dhe e cila do të sillte paqen, kush jemi ne të themi se kjo nuk është paqja që ne e dëshirojmë?”, ka thënë ministrja Loiseau, transmeton Koha.net.

Ajo thekson se kjo zgjidhje duhet të garantojë stabilitet rajonal, përfshirë edhe integritetin e Bosnjës e Hercegovinës.

Duke folur për dialogun mes dy vendeve, ministrja franceze thotë se prioritet i Bashkimit Evropian duhet të jetë investimi në Ballkanin Perëndimor për të fituar paqen.

“Sapo kam vizituar Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Evropian ndoshta s’ka investuar mjaftueshëm në mënyrën e fitimit të paqes në Ballkan. Ky duhet të jetë një prej prioriteteve tona. Kur palëve u lihet në dorën e tyre, negociatat ngrijnë. Vendimi i Kosovës për të vënë taksë 100% ndaj mallrave serbe është shkatërrues për dialogun”, thekson ajo.

Ajo thotë se Ballkan nuk ka ‘status quo’, pasi, siç shprehet ministrja franceze, “gjërat ose shkojnë në drejtim të duhur ose në drejtim të gabuar”.

“Ka pritje të mëdha që Bashkimi Evropian do të jetë më aktiv me ta. Krerët e shteteve kanë diskutuar mes vete, por ndoshta kjo nuk mjafton. Ndoshta duhet marrë parasysh një proces më përfshirës që integron aktorë të ndryshëm politikë”, është shprehur Nathalie Loiseau, ministrja franceze e Çështjeve Evropiane.

Ajo thotë se Franca është larguar paksa nga rajoni i Ballkanit, por thotë se ka vullnet që të investojë në rajon.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?