Milaim Zeka – opozitarëve: Jam i shokuar e i zhgënjyer me ju, e marta është ditë e zezë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se sot ka ardhur në seancë për ta shprehur mllefin e tij ndaj opozitarëve të cilët kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për epopenë e lavdishme – raporton Periskopi. Zeka ka thënë se edhe ai është pro diskutimin në Kuvend të të gjitha keqpërdorimeve të parasë publike, por […]
Zeka ka thënë se edhe ai është pro diskutimin në Kuvend të të gjitha keqpërdorimeve të parasë publike, por jo në data historike, si kjo sot.
“Unë kam ardhur në seancë vetëm për ta shprehur protestën publike dhe zhgënjimin e madh për propozuesit e kësaj seance. Sepse nuk thirret seancë e jashtëzakonshme për epopenë e lavdishme. Dhe mënyra për ta arsyetuar këtë gabim trashanik është e pavend. Sot është e martë. Dita e martë është e zezë. Na e kemi dit që Epopeja mbahet me 5 mars. Jam pro thirrjes së seancave për keqpërdorim të parasë publike, por sot kemi ditë të shenjtë, andaj jam i zhgënjyer dhe i shokuar pse e keni thirr këtë seancë”, ka thënë Zeka./PERISKOPI












