Mesazhet që Thaçi ua çoi Haradinajt, Berishës dhe Kurtit sot nga Tirana (Video)

Mesazhet që Thaçi ua çoi Haradinajt, Berishës dhe Kurtit sot nga Tirana (Video)

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për procesin e dialogut me Serbinë. Para diasporës shqiptare, Thaçi veç tjerash ka thënë se ‘territori i Kosovës mund të preket vetëm duke shkelur mbi trupin e tij”, përcjell Periskopi. “Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund […]

“Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta prekë asnjë milimetër të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaci.

Ai ka thënë se Kosova, është e përkushtuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që nënkupton me njohje reciproke

“Jemi në një moment të ri, të volitshëm, kur Kosova me mbështetjen e plotë të SHBA’së, udhëheqjen e BE’së, po angazhohet për një arritje gjithpërfshirëse me Serbinë. Synimi jonë është të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse që do të garanton njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë ai, shkruan Periskopi.

Ndërkohë, Thaçi ka hedhur poshtë idetë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën si dhe idenë e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një Union Ballkanik.

“Sot, natyrisht se ka ide të ndryshme. Por nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë Konference Ndërkombëtare ku participon edhe Rusia. Kosova do të angazhohet në një process ku aty është BE dhe SHBA. Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim, nuk do të lejojmë as të qarkullojë më tutje si ide, megjithëse jam dashamirës i ideve, do të ndalojmë që në start ndonjë Union Ballkanik.  Ideja për një Union Ballkanik, është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni jonë është BE dhe miqësia me SHBA. Propozuesit për Konferencë Ndërkombëtare e kemi këshilluar të heq dorë dhe ka hequr dorë. Edhe propozuesit të Unionit Ballkanik, i kemi thënë të heq dorë dhe ka heq dorë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se një gjë e tillë, nuk do të ndodhë kurrë.

“Shkëmbimi i territoreve, keni dëgjuar shumë gjatë verës, kurrë nuk do të ndodh. Për shkëmbim territoresh kanë folur edhe më herët. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do të lejohet askush të bëj pazar”, ka thënë Thaçi.

Më pas, ai ka kritikuar edhe ‘ekzagjerimet’ që po bën ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

“Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime të temave të tilla, ata që flasin sot, janë ata që kanë bashkëpunuar me Millosheviqin, janë miq të Radojciqin”, ka thënë ai.

Mirëpo, Thaçi tha se ‘nuk mund t’ia mohojë askush idenë që Lugina të bëhet pjesë e Kosovës, pa u prekur territori i vendit”

“Në anën tjetër, korrigjimi i kufijve, po, sepse nuk ka asnjë person në botë që ma ndalon realizimin e andrrës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për bashkimin me Kosovës, pa u cënuar territori i Kosovës. Ne jemi tani në një status quo, duhet së bashku me BE’në, SHBA dhe NATO të lëvizimin përpara. Duhet të garantojmë edhe njohjen nga pesë vendet e BE’së Duhet të punojmë së bashku që të punojmë në një ombrellë euro – atlantike”, tha ai.

Sërish tha disa fjalë për gjendjen aktuale politike në Kosovë, duke aluduar në refuzimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës ndaj Serbisë, si një kërkesë ekskluzive e SHBA’së, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut.

“Nuk do të lejojmë, në asnjë rrethanë e asnjë çmim, që asnjë broçkull e politikës ditore të cenojë raportet tona me hisedarin e lirisë së Kosovës, SHBA’në”, ka thënë ai.

Në fillim të fjalës së tij, presidenti Thaçi ka falënderuar diasporën për kontributin e saj, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës, është product i drejtpërdrejtë i juaji, ju keni ndarë kafshatën e gojës për UÇK’në. Sot kombi shqiptar ka nevojë që vetëm të fuqizohet roli i Shqipërisë, të fuqizohen këto reforma që po ndodhin. Gjithë kombit tonë, i duhet një Shqipëri e fortë, që kërkon përpara.  Këtë e duan edhe miqtë tonë, edhe SHBA, BE edhe NATO”, tha ai./Periskopi/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/260845704657721/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?