Më 7 mars, aktivisti kujton shuplakat nga mësuesit dhe përjashtimin nga shkolla

Sot kur shënohet Dita e mësuesit, nuk kanë munguar urimet e shumta edhe nga politikanët. Por këtë ditë, një ish-nxënës, tashmë aktivist për të drejtat e njeriut, e ka kujtuar më ndryshe. Ai ka treguar se në shkollë përjetoi dhunë fizike nga mësuesit, e më pas u përjashtua nga shkolla. “Sot osht’ 7 marsi, dita […]
Por këtë ditë, një ish-nxënës, tashmë aktivist për të drejtat e njeriut, e ka kujtuar më ndryshe. Ai ka treguar se në shkollë përjetoi dhunë fizike nga mësuesit, e më pas u përjashtua nga shkolla.
“Sot osht’ 7 marsi, dita kur m’kujtohen krejtë shuplakat e kujdestares edhe qysh me ka përjashtu prej shkollës pse e kom inqizu t’u i rendit 10 veta te tabela për me i rreh”, ka treguar L.M. (emër i njohur për redaksinë).
Përndryshe, më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Qysh atëherë, kjo ditë kujtohet si Dita e Mësuesit në trojet shqiptare./Periskopi/












