Matoshi: E kemi pritur se do ta hamë një dajak të vogël nga SHBA-ja

Halil Matoshi tha se një prej sanksioneve të SHBA-së ndaj Kosovës si pasojë e mos-heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, jo vetëm ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj por edhe ndaj zyrtarëve tjerë të lartë të shtetit, është mos-dhënia e vizës. Ai ka thënë se për këtë çështje nuk u jepet asnjë shpjegim. “Ky lloj sanksioni është […]
Ai ka thënë se për këtë çështje nuk u jepet asnjë shpjegim.
“Ky lloj sanksioni është fakt”, tha Matoshi në Interaktiv të KTV-së.
“Sanksioni mund të ndodhë edhe tek deputetët. E kemi pritur se do ta hamë një dajak të vogël. SHBA-ja është përgjegjëse për sigurinë botërore dhe s’mund të na tolerojnë vetëm neve e të na shikojë mes gishtash. Haradinaj e ka një përparësi në këtë situatë sepse s’e ka mashtruar asnjëherë SHBA-në”, tha Matoshi.












