Mali i Zi voton për Maqedoninë në NATO, deputetët proserbë i vërsulen Xhaferit: Ti je terrorist

Parlamenti malazez miratoi të premten projekt-ligjin për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi pranimin e Maqedonisë Veriore. 44 deputetët e pranishëm votuan për këtë projektligj. Atë e mbështeten deputetët e Partisë Demokratike Socialiste, Partia Social Demokrate dhe partitë e pakicave në Malin e Zi. Ministri i Jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviq, tha […]

Ministri i Jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviq, tha në parlament se deputetët morën një vendim historik, pasi Mali i Zi për herë të parë miraton pranimin e një vendi tjetër në NATO. Ai gjithashtu deklaroi se pranimi i Maqedonisë Veriore në NATO është një lajm i mirë për të gjithë rajonin dhe mënyra e vetme për të arritur progresin në Ballkanin perëndimor.

“Mbështetja për Maqedonisë është e lartë në axhendën e Malit të Zi. Si vend anëtar i NATO-s, Mali i Zi është një nxitës aktiv i zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s”, tha Darmanoviq, raporton VOA.

Hyrja e Maqedonisë Veriore në NATO u vlerësua si tejet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e këtij vendi, por edhe për sigurinë e rajonit.

Ndërkaq, deputetët proserbë të Frontit Demokratik nuk e mbështetën protokollin mbi pranimin e Maqedonisë Veriore në NATO.

Kjo parti e quajti terrorist Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?