Lumturia e pashpjegueshme e çiftit që s’është grindur kurrë e që jeton pa internet

Në dynjanë tonë të globalizuar moderne, një çift fermerësh britanikë nga Yorkshire-i, me emrat Xhinë [Jeanie] dhe Stivë [Steve] Grin [Green], janë tepër të rrallë – por që del të jenë edhe të lumtur, përkthen nga The Mirror Periskopi. Stivi i ka 90 vjet, ndërsa Xhina i ka 67, dhe jetojnë pa lukset moderne në […]
Në dynjanë tonë të globalizuar moderne, një çift fermerësh britanikë nga Yorkshire-i, me emrat Xhinë [Jeanie] dhe Stivë [Steve] Grin [Green], janë tepër të rrallë – por që del të jenë edhe të lumtur, përkthen nga The Mirror Periskopi.
Stivi i ka 90 vjet, ndërsa Xhina i ka 67, dhe jetojnë pa lukset moderne në fermën që e kanë quajtur shtëpi për 75 vjet.
Për çdo ditë të lume, ai zgjohet në ora 6 të mëngjesit për t’i këqyrur kafshët – e për të nisur ditën tipike 18 orëshe.
Çifti në fjalë del të jetë i vetëmjaftueshëm, dhe edhe ushqimet i bëjnë me gjërat që i mbjellin vetë. Ta zëmë, për të bërë marmelatë, i përdorin pemët e veta.

Kurrë s’e kanë përdorur internetin.
I vetmi pazar që bëjnë është blerja e peshkut dhe e çipsave të premteve në mbrëmje – dhe një udhëtim i përditshëm për të blerë gazetën.
Kurrë nuk kanë hipur në aeroplan [siç nuk ka hipur as përkthyesi i këtij shkrimi] dhe kurrë s’e kanë vizituar Londrën.
E pra, është befasi e madhe të shohësh çiftin tek bëhet kult të televizionit – sepse do ta nisin emisionin e tyre televiziv.
Xhina tha: “Kemi punuar bashkë për çdo ditë për 40 vjet dhe gati kurrë s’jemi grindur. Funksionon. E duam tokën dhe e duam njëri-tjetrin.”
Por romanca lulëzoi në fermën që u bë jeta e tyre.
“Po jetoja në shtëpinë afër, dhe Stivi më kishte parë dhe donte të dilnim bashkë e prandaj e dërgoi vëllain tim që të më pyeste. Ishte dashuri në shikim të parë për të dy, dhe brenda tre muajve dhe dhjetë ditëve u fejuam dhe u martuam.” –shpjegoi Xhina fillimet e romancës.












