Lëvdohet Kadri Veseli: Reformat në drejtësi i kemi prioritet, jam mbështetës i madh i Teknologjisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook në lidhje me reformat në drejtësi. Ai ka lëvduar punën e bërë në digjitalizimin e lëndëve në drejtësinë kosovare, shkruan Periskopi. “Tash kemi resurse njerëzore më të përgatitura në aspektin profesional, procedura dhe afate kohore më të […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook në lidhje me reformat në drejtësi.
Ai ka lëvduar punën e bërë në digjitalizimin e lëndëve në drejtësinë kosovare, shkruan Periskopi.
“Tash kemi resurse njerëzore më të përgatitura në aspektin profesional, procedura dhe afate kohore më të shkurtra e më të shpejta në zgjidhjen e lëndëve. Unë jam mbështetës i madh Teknologjisë Informative dhe aplikimi i saj në punën tonë të përditshme në institucione do ta rrisë efikasitetin, shërbimin ndaj qytetarëve dhe transparencën.” – ka thënë ndër tjerash z.Veseli.
Lexojeni postimin e plotë:
Reformat në drejtësi janë prioritet për Kosovën dhe ato po ndodhin në shumë segmente të saj. Një prej tyre është digjitalizimi i lëndëve. Me projektin “Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve”, të mbështetur nga Ambasada Norvegjeze, është shtuar efikasiteti dhe transparenca në punën e prokurorisë dhe gjykatave. Tash kemi resurse njerëzore më të përgatitura në aspektin profesional, procedura dhe afate kohore më të shkurtra e më të shpejta në zgjidhjen e lëndëve. Unë jam mbështetës i madh Teknologjisë Informative dhe aplikimi i saj në punën tonë të përditshme në institucione do ta rrisë efikasitetin, shërbimin ndaj qytetarëve dhe transparencën. Do të angazhohem që një qasje e tillë të instalohet në të gjitha institucionet e vendit, qendrore dhe lokale.












