LDK vetëm me këto kushte do të bashkëpunonte në të ardhmen me PDK’në

LDK vetëm me këto kushte do të bashkëpunonte në të ardhmen me PDK’në

Ndonëse ishte ajo që i shkurtoi jetën Qeverisë Mustafa, LDK nuk ka vija të kuqe afatgjate për Partinë Demokratike të Kosovës. Ndonëse për momentin thonë se e kanë të përjashtuar nga bashkëpunimet a koalicionet e afërta, nga LDK nuk e mohojnë mundësinë e një bashkëpunimi në një të ardhme kur gjerat në këtë parti mund […]

Ndonëse për momentin thonë se e kanë të përjashtuar nga bashkëpunimet a koalicionet e afërta, nga LDK nuk e mohojnë mundësinë e një bashkëpunimi në një të ardhme kur gjerat në këtë parti mund të ndryshojnë.

Kështu të paktën ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.

Në një intervistë për GazetënBlic, Zemaj ka thënë se momentalisht PDK është e përjashtuar nga bashkëpunimi, por nëse më vonë largohen pengesat nuk mohohet një koalicion i tillë.

Zemaj ka thënë se kur të ndryshohet qasja e këtij subjekti politik ndaj shtetit të Kosovës, dhe të mos ketë individë të implikuar në korrupsion e krim, LDK nuk përjashton bashkëpunimin.

“Ne nuk gjejmë tash brenda këtij subjekti politik, brenda këtyre subjekteve politike,(PDK, AAK, NISMA) arsye që të na japin këta, që mund të bashkëpunojmë duke marrë për bazë vendimet dhe veprimet që i kan ba deri tash në dëm të Kosovës. Kjo është arsyja pse ne komunikojme me elektoratin, me parti, me kryesi, për ta demaskuar keqqeverisjen, keqmenaxhimin, dhe veprimet e tyre.Dhe nëse një të ardhme, nësë këta reformohen, dhe subjektet e tyre e ndryshojnë qasjen ndaj vendit atëhere nuk do të thotë që LDK të mos bashkëpunoj me ta.LDK synon dhe insiston që skena politike në Kosovë, të mos ketë individë që janë të implikuar në krim dhe korrupsion, nëse këto përjashtohen atëherë elimonhen barrierat për me qenë pjesë e kolalicionit qeverisës” ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se LDK nuk ka fjalor të skajëshëm politik për asnjë subjelt, por se skandalet që kanë prodhuar tre partnerët e koalicionit, janë shumë të dëmshme për Kosovën.

“Këto kualifikimet e skajshme nuk përkojnë me gjuhën dhe identitetin politik.Ne e kemi të qartë qëndrimin ton politik, se këto subjekte, ky koalicion i ka ba dëm Republikës së Kosovës. AAK PDK NISMA, shihen në mëdyshje në partneritet për me udhëheq me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këta kanë prodhu shumë skandale edhe korruptive edhe kriminale, dëmtime edhe në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Andaj ne largohemi skajshmërisht për me pas një platformë të përbashkët për më udhëheq vendin. Këto janë arsyet që neve na unifikojnë si me udhëheq vendin me duar të pastra” ka theksuar Zemaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?