LAJMI I FUNDIT: Detaje të reja për aksidentin në Gjilan ku mbeti një i vdekur e dhjetëra të lënduar (Foto/Video)

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Gjilan si pasojë e të cilit deri tani ka edhe viktima dhe dhjetëra të lënduar, ka ardhur pasiqë kamionit që ka shkaktuar aksidentin e rëndë, nuk i kanë punuar frenat. ‘Deri tani ende nuk ka informata krejtësisht të qarta, por ato që i kemi deri tash tregojnë se […]
Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Gjilan si pasojë e të cilit deri tani ka edhe viktima dhe dhjetëra të lënduar, ka ardhur pasiqë kamionit që ka shkaktuar aksidentin e rëndë, nuk i kanë punuar frenat.
‘Deri tani ende nuk ka informata krejtësisht të qarta, por ato që i kemi deri tash tregojnë se kamionit nuk i kanë punuar frenat dhe ka shkaktuar aksident zinxhiror”, ka thënë një zyrtar i komunës së Gjilanit ppër Periskopin .
***
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë trafiku në Gjilan.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.
Veç viktimës dhe të lënduarve, nga ky aksident janë përfshirë 20 vetura ka shtuar Haziri, njofton Klan Kosova.
***
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qendër të qytetit të Gjilanit – raporton Periskopi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Periskopin se në këtë aksident janë lënduar rëndë disa persona.
“Muj me konfirmu që ka ndodh aksident shumë I rëndë, ku ka persona të lënduar rëndë. Janë transportuar në spital. Shkaktar i aksidentit është një kamion”, ka thënë Hashani shkurt për Periskopin.
https://www.youtube.com/watch?v=avAZWYEckRI
















