Ambasada Amerikane deklarohet për Bondstilin

Ambasada amerikane përmes një komunikate për media njofton se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kampin Bondsteel. “Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër […]
Ambasada amerikane përmes një komunikate për media njofton se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kampin Bondsteel.
“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Kosovë.
Periskopi dje ka raportuar ekskluzivisht, se dy zyrtarët ameirkanë, John Earth dhe Brad Berkley, gjatë vizitës që kanë pasur me liderë politikë të Kosovës, fillimisht me presidentin Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, e më pas edhe me kryesues të Delegacionit Shtetëror të Kosovës në dialog me Serbinë, kanë përmendur edhe mundësine e heqjes së trupave amerikane, rrjedhimisht largimit nga Bondstili.
“Një nga mesazhet e tyre ka qenë edhe ai që amerikanët nuk e kanë përjashtuar mundësinë – që nëse vazhdon refuzimi i palës kosovare për pezullimin e taksës – ata nuk e përjashtojnë mnudësinë që të largohen edhe nga baza e Bondstilit”, i kishte thënë dje Periskopit një burim i besueshëm nga takimet me zyrtarët amerikanë.
Periskopit dje ia kanë konfrimuar këtë lajm edhe deputetë të caktuar, të cilët thonë se kanë takuar anëtarë të delegacionit amerikanë në Kosovë, kryesuar nga Earth dhe Berkley.
Një prej tyre, ishte edhe deputeti Milaim Zeka, i cili deklaronte se ‘po, amerikanët u kanë thënë se do të mbeteni të vetmuar dhe se nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit nga Bondstili’.
Më vonë, edhe vetë Fatmir Limaj – bashkëkryesues i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se ‘këtë ua kanë përmendur amerikanët në takim”
”Ne ju kemi thënë se taksa nuk hiqet. Ata kanë thanë ok. Cka duhet ne me i këkru Serbisë për me heqë taksën. Edhe ata janë të gatshëm me cu një marrëveshje për largimin e taksës. Ne ju kemi bërë disa kërkesa.Serbia me ndal agresionin. Qarkullimi i lirë i qytetarëvee,, ndalja e agresionit, njohja etj. Pra sot u diskutua edhe largimi i trupave amerikane nga Kosova. Nuk mështë e thjesht, largojeni taksën edhe okej’’, tha Limaj.
Kujtojmë se refuzimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta dëgjuar këshillën e SHBA’së për pezullimin e taksës, ka sjellur raportet SHBA- Kosovë në një pikë tejet të dobët.
Shpend Ahmeti, po ashtu bashkëkryesues i dialogut, dje ka deklaruar se ‘në 11 vitet e fundit, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA’së nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët”.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, poashtu nga Kuvendi i Kosovës, sot ka deklaruar se ‘Kosova nuk duhet të dëmtojë raportet me SHBA’të për asnjë çmim”.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku më tepër ka folur rreth kësaj çështje, duke thënë se ‘raportet me SHBA’në po vihen në pikpyetje”.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka deklaruar nga Tirana se ‘nuk do të lejohet askush që me broçkulla të politikës ditore – elektorale, të cënojë raportet SHBA – Kosovë’./Periskopi/












