Labinot Tahiri nxjerr racizmin nga brenda: Qeshni njerëzit me ngjyrë e ndërkombëtarët, jo rininë tonë

Fakti i të qenurit deputet i zgjedhur nga votat e qytetarëve, nuk e ndalur Labinot Tahirin nga gjuha raciste që ai e shprehu në rrjete sociale. Në përpjekje për të ndaluar përqeshjen ndaj një të riu, ai bëri një gafë edhe më të madhe – raporton Periskopi. Deputeti Labinot Tahiri, përmes një reagimi në rrjetin […]

Deputeti Labinot Tahiri, përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” i doli në krah të riut nga Drenica, që po përqeshej nga të tjerët për shkak të paraqitjes së tij ‘A ban me fol’.

Në atë publikim, Tahiri në të vërtet shpërfaqi se sa racist është.

Në përpjekje për ta ndihmuar një të përqeshur, Tahiri sulmoi edhe më rëndë dikë tjetër.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndalojnë përqeshjen e të rinjve nga Kosova, por mos t’i kursejnë ndërkombëtarët apo ndonjë me “ngjyrë të zezë”.

Ai i drejtohet si “zezak” një të riu me ngjyrë, i cili kishte bërë një video tallëse me shqiptarët, e cila ishte bërë virale në rrjete sociale.

“Qeshni nderkombetarët ose ndonjë me ngjyrë të ZEZË SI PUNA ATIJ ZEZAKUT që na e përqeshi shqiptarin tonë!”, shkruan Tahiri ndër të tjerash në profilin e tij në Facebook.

Përmes thirrjeve të tilla raciste, ai përpiqet t’i bëjë thirrje rinisë kosovare për unitet e përkrahje për njëri tjetrin.

Aty, Tahiri, bëri të ditur se do t’ia dhurojë të riut nga Drenica 500 euro për shkollimin e tij nga paga.

Por, në një reagim në rrjetin social “Facebook”, djaloshi “A ban me fol”, i ka demantuar raportimet e medieve se familja e tij është në gjendje të rëndë dhe se ai ka ndërprerë studimet, në pamundësi të kryerjes së pagesës për to./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?