Kuvendi mban seancë për 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Sot do të mbahet edhe akademi kushtuar Epopesë së UÇK-së Sot me fillim nga ora 15:30, Kuvendi i Kosovës do të mbajë senacë për shënimin e 21- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të […]
Në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimet tradicionale të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Aktivitetet filluan dje me ceremoninë ushtarake që u mbajtë në Kazermën “Adem Jashari”. Kurse, sot në ditën e dytë të Epopesë së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut. Kurse, në ora 18:00 do të mbahet akademi kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së do të mbahet nata e zjarreve në Prekaz.