Kusari-Lila e quan të dobët Haradinajn: Vlora Çitaku është në nivelin më të lartë të përfaqësimit në SHBA

Kusari-Lila e quan të dobët Haradinajn: Vlora Çitaku është në nivelin më të lartë të përfaqësimit në SHBA

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në një intervistë për Periskopin ka folur rreth deklaratës së sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e quajti  Vlora Çitakun  ‘ambasadore të Thaçit në SHBA, e jo të Kosovës’. Kusari-Lila e vlerëson si deklaratë shumë të ulët, duke thënë se ai ka treguar edhe njëherë dobësinë e vetë. […]

Deputetja opozitare nga radhës e Alternativës ka thënë se Haradinaj nuk është ai që duhet bërë këto vlerësime. Madje sipas saj, Vlora Çitaku është është një prej ambasadoreve me performancën më të mirë deri më tani në vendet e huaja.

‘’Ishte një deklaratë tepër e ulët. Në fund të ditës nëse ai e konsideron që ka probleme në performancën e zonjës Çitaku, i ka gjitha kompetencat për me marrë hapa. Por unë konsideroj që drejt pozicionit të tij, ai ka treguar edhe njëherë dobësinë e vetë. Kryeministri Haradinaj nuk është ai që duhet me bë vlerësim për ambasadorët e tij por duhet me marrë vendime. Në rastin e tillë, ai tregon dobësinë që ai e ka dhe që e ka shpërfaqë me fillu me performancën e një ambasadoreje që ndoshta deri më tash prej asaj që është vlerësuar edhe prej opinionit publik edhe prej paraqitjeve të saja, ndoshta është në nivelin më të lartë të përfaqësimit që e kemi në shtetet e huaja, në veçanti në një vend siç është Amerika’’, ka thënë Kusari-Lila.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot tha se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij,  është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj.

Por në një reagim të gjatë pasdite, ambasadorja Vlora Çitaku thotë se ndjehet krenare se gjatë punës së saj, ka arritur të sigurojë mbështetje në SHBA për FSK’në. Thotë se ‘nuk është njeri pa gabime’ por se ‘punën e saj është munduar dhe mundohet ta kryejë me përkushtim’.

Çitaku thotë se ajo nuk është fajtore ‘pse skena politike në Kosovë po kalon në momente jo të mira’.

Përmend edhe raportet jo të mira mes Kosovës dhe SHBA’së aktualisht, duke thënë se ‘po mundohet që të punojë qe kjo të mos shkaktojë asnjë dëm strukturor’, shkruan Periskopi.

Më pas, Çitaku thotë se është ambasadore e Kosovës dhe se ‘Haradinaj është kryeministri im’./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?