Kryeministri Haradinaj shoqërohet me policin e dyshuar për rrahjen e ish-shefit të Telekomit

Ish-shefi i Njësisë kundër Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, është rishfaqur në sytë e publikut, të dielën. Sahiti – i cili, së bashku me policin Avni Berisha, u bënë të njohur për publikun pas skandalit të rrahjes se ish-shefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa – është parë në shoqërinë e kryeministrit […]
Sahiti – i cili, së bashku me policin Avni Berisha, u bënë të njohur për publikun pas skandalit të rrahjes se ish-shefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa – është parë në shoqërinë e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit të vendit ka publikuar sot fotografi nga një ecje e tij në bjeshkë.
Në njërën prej këtyre fotografive, Haradinaj shihet në shoqëri me Sahitin.
Sahiti ishte larguar nga pozita, menjëherë pas ardhjes në krye të policisë të drejtorit të ri, Rashit Qalaj, shkruan Express.













