Kreu i Kuvendit i tronditur me aksidentin në Gjilan, kërkon nga organet përgjegjëse zbardhjen e rastit

Kryeparlamentari, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e viktimës në aksidentin e sotëm në Gjilan, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve tjerë nga ky aksident. “I tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Ngushëllime familjes së […]
“I tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe të punojnë më shumë në parandalimin e aksidenteve”, ka shkruar ai në Facebook.













