Krasniqi: Trepça menaxhon edhe asetet në veri, nuk ndahet

Krasniqi: Trepça menaxhon edhe asetet në veri, nuk ndahet

Gjiganti metarulgjik “Trepca”, menaxhon me të gjitha asete e saj, bazuar në Statuti e miratuar për këtë ndërmarrje Ramiz Krasniqi, drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.  Krasniqi thotë se “Trepça” njihet ndërmarrje në të gjitha asetet në gjithë vendin. “Njësit e minierave, Trepça është mirë do më thanë e pandarë si ndërmarrje […]

“Njësit e minierave, Trepça është mirë do më thanë e pandarë si ndërmarrje dhe normal që janë fut edhe njësit tjera edhe ato që janë në pjesën veriore Mitrovicës, por edhe minierat e Artanës, Kishnicës, Badocit sepse Trepça njihet si një ndërmarrje me të gjitha asetet që i ka”.

Sipas tij, komisioni është i pari institucion në vend që ka bashkëpunim me drejtuesit në veri, por edhe mbikëqyrë shfrytëzimin e resurseve.

“Po, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ndoshta është institucioni i parë në Kosovë që e ka mbikëqyr edhe shfrytëzimin e resurve minerale në Mitrovicën veriore apo Kosovën veriore dhe ata janë të licencuar sepse janë aset i Trepçës”, tha ai për Ekonomia Online.

Ndërsa sa i përket Ligjit të miratuar për Trepçën, Krasniqi e ka cilësuar si lajm të mirë.

“Për regjistrimin e ndërmarrjes Trepça merret bordi i Trepçës edhe menaxhmenti i Trepçës dhe në bazë të takimeve që i kemi pas me ta, ata janë në fazën finale, domethënë është një lajm i mirë për Kosovën sepse Trepça tashmë është ndërmarrje shoqërore, dhe që menaxhohet nga Qeveria dhe nga punëtorët”.

“80% e aseteve i menaxhon Qeveria ndërsa 20% vlerë të shitjes që parashihet në të ardhmen me u privatizua është e minatorëve apo punëtorët që kanë punuar edhe më herët e tash janë pensionuar”

“…sipas informatave janë në fazën finale të ndërrimit të statutit të Trepçës sepse ka kaluar Ligji për Trepçën në Kuvendin e Kosovës dhe tash është në proces”.

Ai më tej ka sqaruar se eksporti nuk është i madh dhe se eksportohet thëngjill, mbetje të Trepçës me përqindje metali, etj.

“Eksporti, këto çmime i kanë doganat po eksporti nuk është i madh kryesisht eksponohet thëngjill, edhe ndonjë shkëmbi dekorativ që tash vitet e fundit kanë filluar të hyjnë në treg, dhe janë licencuar disa ndërmarrje që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin dhe shkëmbinjve dekorativ si dhe sipas të dhënave që kemi nga dogana janë të eksportuara edhe disa mbetje të Trepçës që janë me përqindje të konsiderueshme të metalit mbetje para lufte deponi të Trepçës të cilat eksportohen jashtë sepse ka të interesim në disa shtete”.

Krasniqi thotë se sektori minerar është i një rëndësi të madhe, por kohët e fundit në mungesë të një institucioni serioz, nuk është kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomik.

“Gjendja e përgjithshme në sektorin e minierave dhe mineraleve në Republikën e Kosovës mujm me thanë që është pjesërisht e kënaqshme, pasi që ende nuk kemi një institut serioz që kish me ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Si institucion që lëshon licenca, Krasniqi ka bërë të ditur se janë mbi 200 ndërmarrje për shfrytëzim, përpunim dhe hulumtim në resurset minerale.

“Vetëm në vitin e kaluar pasi ne jemi agjension i pavarur për licencimin e ndërmarrjeve që merren me hulumtimin shfrytëzimin dhe përpunimin e resurseve minerale po ju njoftoj qe KPM ka licencuar mbi 200 ndërmarrje vetëm vitin e kaluar që pretendojnë të shfrytëzojnë të përpunojnë edhe të hulumtojnë resurse minerale në Republikën e Kosovës”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?