Kosova humbi 43.4 milionë euro nga fondet e BE’së, ato iu alokuan Serbisë (Grafikoni)

Kosova humbi 43.4 milionë euro nga fondet e BE’së, ato iu alokuan Serbisë (Grafikoni)

Kosova ka humbur 43.4 milionë euro nga fondet e IPA’s të Bashkimit Evropian në gusht të vitit 2018. Kështu ka bërë të ditur Instituti EPIK në raportin e tij të parë monitories për fondet e BE’së që lidhen me procesin integrues të Kosovës. Në bazë të statistikave që paraqet EPIK, shihet se si miliona eurot […]

“Instrumenti i Asistencës të Para-Anëtarësimit (IPA) është instrumenti kryesor financiar i BEsë me anë të cilit BE-ja mbështet zbatimin e reformave të Kosovës në procesin integrues.  Gjatë periudhës 2007-2014, Kosova kishte përfituar €650 milionë nga fondet e IPA-së.  Në gusht 2014, për periudhën 2014-2020, BEja miratoj Strategjinë Indikative Financiare e cila alokoj për Kosovën buxhet prej €645.5 milion”, bën të ditur EPIK në analizën e tyre.

“Në prill 2018, Ministrja e Integrimit Evropian u emërua Koordinatore Kombëtare për IPA, përgjegjës për koordinimin e asistencës së BEsë në Kosovë. Në gusht 2018, alokimet buxhetore u rishikuan për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si pasojë Kosovës humbi €43.4 milion dhe rrjedhimisht i tërë buxheti për periudhën 2014-2020 ka rëne në €602.1 milion”, njofton tutje ky Institut, përcjell Periskopi.

“Nga ana tjetër, buxheti i BE-së për Serbinë u rrit për €31 milion – nga €1.50 miliard në vitin 2014 në €1,53 miliard në vitin 2018. Ndërsa për Malin e Zi u rrit për €8.6 milion – nga €270.5 milion në vitin 2014 në €279.1 milion në vitin 2018”, thuhtet tutje në njoftim.

Prioritetet e përcaktuara për financim nga fondet e IPA’s  janë: demokracia dhe qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe drejtat themelore, mjedisi, ndryshimet klimatike, energjia, rritja e konkurrueshmerisë, inovacioni, bujqësia dhe zhvillim rural, arsimi, punësimi dhe politikat sociale./Periskopi/

Gjeni më poshtë edhe ilustrimet e detajuara:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?