Kosova dëbon studenten e Oxfordit

Kosova dëbon studenten e Oxfordit

Nita Shala ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin Juridik me notën mesatare 9.21. Ajo vazhdoi studimet master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0, shkruan gazeta inFokus. Shala në një rrëfim për gazetën inFokus ka treguar se […]

Ajo vazhdoi studimet master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0, shkruan gazeta inFokus.

Shala në një rrëfim për gazetën inFokus ka treguar se ajo ka fituar gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit.

Po ashtu ajo ka diplomuar edhe në nga programi ekzekutiv me titull “Strategji lidershipi që prodhojnë rezultate” i Harvard Kennedy School në SHBA.

Por kjo nuk është e tëra.

Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.

Në Tribunal të Hagës, Nita Shala punon në dy raste shumë të rëndësishme: Prokuori kundër Vojislav Sheshel dhe Prokurori kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpakkur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë. Puna në Tribunal dhe pasioni për të drejtat e njeriut ndikon përzgjedhjen e temës së Doktoratës, përkatësisht identifikimin e statusit ligjor të konceptit të “garancive për mospërsëritje” në kontekstin e shkeljeve të rënda të së drejtave të njeriut. Përveç punës në Tribunal të Hagës, Nita punon si këshilltare për çështje të të drejtave të njeriut në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Zyret e OKB-së në Gjenevë, këshilltare nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, dhe konsulente e Ministrit të Drejtësisë dhe Parlamentit Shqiptar si staf i kontraktuar nga Misioni i BE-së EURALIUS.

E pavarësisht këtyre, Nita Shala ka hasur në pengesa të shumta për tu bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin Publik të Prishtinës.

Shkak u bë nepotizmi në këtë institucion.

Për pozitën asistent në Fakultetin e Juridikut ka aplikuar edhe Triumf Sadikaj, i cili është vëlla i gruas së Dekanit Haxhi Gashi dhe djali i anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe njëherësh profesor në po të njëjtin fakultet, Beqir Sadikaj.

Vet Gashi nuk ka hezituar që publikisht të del kundër Nita Shales në mbledhjen e senatit mbajtur me 5 tetor të vitit 2018.

Ai para senatit ka thënë se kandidatja nuk e ka plotëson kriterin e moshës dhe se nuk e ka nostrifikimin e diplomës.

Në rastin Nita Shala, pavarësisht insistimit nga Dekani për të uzurpuar vendin e stafit akademik për “mikun” e vet – vëllaun e gruas, profesorati merr vendimin që të kthejë në Kosovë dhe përfshijë një kandidate e cila shpreh vullentin për t’u kthyer dhe kontribuar në Kosovë.

Në dokumentet që posedon gazeta inFokus thuhet se komisioni i Rektoratit i ka hedhur poshtë pretendimet e ankuesit.



Të kundërtën e kësaj e rekomandon Vendimi i një Inspektori të Punës, si autoritet i vendimmarrjes individuale.

Kundër këtij Vendimi të Inspektorit të Punës, Nita Shala paraqet ankesë brenda afatit ligjor dhe argumenton shumë qartë se Vendimi i Inspektorit të Punës (përveç se është i paafatshëm dhe i bazuar në ankesë të paraqitur pas afatit ligjor) nuk ka asnjë bazë ligjore të vetme. Ky vendim i Inspektorit bazohet vetëm në pretendimet e pasakta të palës ankuese.

Gazeta inFokus ka tentuar të marrë një përgjigje nga Inspektoriati i Punës, por kryesinpektori Basri Ibrahimi nuk ka pranuar të deklarohet nën arsyetimin se lënda e Nita Shalës është ende në procedurë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?