Këto simptoma tregojnë që do të hyni në menopauzë dhjetë vjet më herët

Këto simptoma tregojnë që do të hyni në menopauzë dhjetë vjet më herët

Menopauza është gjendje natyrale në jetën e çdo femre dhe zakonisht shfaqet rreth moshës 50-vjeçare. Mirëpo, simptomat mund të shfaqen edhe shumë më herët gjatë fazës e cila quhet perimenopauzë Fjala është për periudhën kohore e cila fillon kur femra vëren ciklin jo të rregullt menstrual, ndërsa shfaqet midis moshës 30 dhe 40 vjeç. Për […]

Menopauza është gjendje natyrale në jetën e çdo femre dhe zakonisht shfaqet rreth moshës 50-vjeçare. Mirëpo, simptomat mund të shfaqen edhe shumë më herët gjatë fazës e cila quhet perimenopauzë

Fjala është për periudhën kohore e cila fillon kur femra vëren ciklin jo të rregullt menstrual, ndërsa shfaqet midis moshës 30 dhe 40 vjeç.

Për menopauzë karakteristike është që zvogëlohet niveli i estrogjenit dhe menstruacionet bëhen të parregullta. Vetëm pasi të kenë kaluar 12 muaj pa menstruacione, thjesht jeni në menopauzë.

Periudha e perimenopauzës mund të zgjasë edhe deri në disa vjet, ndërsa te disa femra mund të zgjasë edhe dhjetë vjet.

Simptomat e perimenopauzës

Krahas parregullsisë së ciklit, perimenopauzën e shoqërojnë një sërë simptomash të tjera, të cilat janë të ngjashme me ato që shumica e femrave zakonisht i lidhin me menopauzën. Veç tjerash, femra fillon vrullshëm të djersitet dhe ndien nxehtësi për shkak të çrregullimit hormonal.

Karakteristike është edhe ndryshimi i humorit, andaj femrat bëhen më të irritueshme, alarmante dhe depresive. Gjithashtu shfaqen edhe thatësia e vagjinës dhe pagjumësia.

Në një hulumtim shkencor 15 deri 25 për qind e femrave kanë thënë që në perimenopauzë i kanë ndier simptomat e depresionit, ka thënë gjinekologia Nanete Santoro.

“Nëse nëna juaj ka pasur menopauzë të hershme, ndërkaq mënyra juaj e jetesës është e ngjashme me të sajën, është më se e sigurt që do të kaloni nëpër skenar shumë të ngjashëm”,thotë gjinekologia Dr. Alyssa Dweck.

Si të përballemi me simptomat?

Perimenopauza dhe menopauza mund të kenë ndikim të madh në jetën tuaj, por mund t’ju ndihmojë mjaft biseda e hapur dhe e sinqertë me mjekun lidhur me mundësitë e shërimit.

Për fillim, mbase është mirë të ndryshoni mënyrën e jetesës dhe të ushtroni më shumë. Nëse pini duhan do të duhej të ndërprisni duhanin, por do të detyroheni të shmangni edhe alkoolin, posaçërisht verën e zezë dhe kafeinën. Ruajuni nga stresi.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar