Këshilli i Prindërve në krah të MASHT’it: Mësimdhënës, mos bini viktimë e papjekurisë së SBASHK’ut

Këshilli i Prindërve në krah të MASHT’it: Mësimdhënës, mos bini viktimë e papjekurisë së SBASHK’ut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK) i ka ‘shpallur’ luftë Ministrisë së Arsimit sa i përket kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës e cila kishte mbretëruar për rreth një muaj në gjitha shkollat e nivelit të ulët dhe të mesëm në vend. Përderisa MASHT ka vendosur për zëvendësimin e tyre, SBASHK po […]

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, në një deklaratë për Periskopin ka thënë se MASHT ka marrë vendim të drejtë dhe në qoftë se ato orë të humbura të grevës nuk kompensohen, atëherë do të ketë pasoja tek nxënësit.

‘’Ne ia mbajmë anën interesit të nxënësve dhe interesi i  nxënësve është që orët e humbura të parapara me planprogram duhet të zëvendësohen. Nëse nuk zëvendësohen, atëherë ne kemi humbje. Dmth mund të paraqiten humbjet tek nxënësit. Psh, klasët  e para s’di a kanë arritur t’i mësojnë shkronjat të cilat janë të domosdoshme, klasët e nënta e kanë testin e arritshmërisë, ndërsa maturantët e kanë testin e maturës. Pyetjet që munden me qenë në teste, pikërisht munden me qenë ato njësi që nuk nuk i kanë zhvilluar. Ne si Këshill i Prindërve që nga 15 Shkurti kemi dhënë rekomandim për MASHT’in që të bëhëet kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës. Ne konsiderojmë që është kompetencë ligjore që të vendos për zëvendësimin e orëve. Nëse nuk bëhet zëvendësimi i orëve, ne konsiderojmë se dëmtohet rëndë interesi i nxënësve sepse me planin ose planifikimin vjetor, ato njëri janë të planifikuara të realizohen brenda vitit shkollor’’, ka thënë Reshiti për Periskopin.

Lidhur me kundërshtimin e SBASHK’ut, Reshiti ka thënë se janë për keqardhje politikat e tyre kundërshtuese dhe se tashmë jemi mësuar me këtë reagim nga ata.

‘’Ne jemi mësuar me politikën kundërshtuese dhe reaguese të SHBASHK’ut, dmth kjo është për keqardhje sepse një klasë elite që mendon se është  e shoqërisë, nuk duhet të lëshohet me veprime të tilla që jo vetëm që janë të pabazuara në bazën ligjore, por edhe në rrethanat normale dhe në anën tjetër të realitetit nuk janë të pranueshme. MASHT është punëdhënës. Mësimdhënësit janë punëtorë që paguhen për punën e tyre dhe nuk munden me vendosë punëdhënësit që orët që i kanë humbur e kanë marrë pagë, të mos i zëvendësojnë më’’, thekson Reshitaj.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të mos biejnë pre e politikave dhe qëndrimeve të papjekura siç i ka quajtur ai, të udhëheqësve të SBASHK’ut.

”Ne kërkojmë tek mësimdhënësit t’i shmangen vendimeve dhe qëndrimeve të papjekura dhe të papranueshme të kryesisë së SBASHK’ut. Sepse të dalësh kundër zëvendësimit të orëve të humbura të njësive për të cilat je paguar, dmth është edhe në aspektin etik e moral, tingëllon shumë keq. SBASHK dhe Këshilli i Prindëve veç kanë mujtë me dal me alternativa se kur mund të zëvendësohet orët e humbura por jo të vendosin se a duhet të zëvendësohen’’, shton më tutje kryetari i KPK’së.

SBASHK para disa ditësh, zyrtarisht ka dalë kundër vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , i cili ka kërkuar kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës tre-javore të punëtorëve të arsimit.

Kjo sindikatë ka kërkuar që të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit nr: 911 të datës 27.02.2019 për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në anën tjetër, MASHT para një jave  ka marrë vendim që orët e humbura të grevës të zëvendësohen si në vijim:

– 5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;

– 5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;

– 5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Si rezultat i kësaj, SBASHK ka paralajmëruar padi ndaj MASHT’it, të cilën do ta dorëzojë sot gjatë  ditës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Greva e mësimdhënësve, e inicuar nga SBASHK ishte lidhur me pushimin dimëror të fund dhjetorit të 2018’ës dhe kishte vazhduar deri në shkurt të këtij viti. Pas një oferte të dytë nga kryeministri Ramush Haradinaj për rritje të koeficientit të pagave, mësimi kishte nisur në gjitha shkollat e Kosovës./PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?