Kërkohet protestë para gjykatës që dënoi me tri vjet e gjashtë muaj shoferin që shkeli dy gra

Blend Zymi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, e cila dënoi me tri vjet e gjashtë muaj shoferin që akuzohet se shkeli për vdekje dy gra në rrugën B. Zymi ka kërkuar nga qytetarët e OJQ’të që të mbahet një protestë para Gjykatës. “Prandaj kërkoj nga të gjithë ju miqtë e mi, nga shoqatat […]
Zymi ka kërkuar nga qytetarët e OJQ’të që të mbahet një protestë para Gjykatës.
“Prandaj kërkoj nga të gjithë ju miqtë e mi, nga shoqatat e grave, nga organizata të shoqërisë civile të më ndihmoni të organizohem rreth një protestë para kësaj gjykate dhe kundër këtij aktvendimi me një pjesëmarrje masive”, ka shkruar Zymi në facebook.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq, të gjithë gjithmonë kemi nevojë për njëri-tjetrin, sot unë kam nevojë shumë për ju.
Drejtësia dështoi edhe njëherë, në aksidentin e rënd trafiku që ndodhi më 22 tetor të vitit 2018 në Prishtinë të rruga B ku ia morri jetën, Lindës e cila la fëmiun tash 2 vjeçar dhe koleges së saj Letës.
Shoferi u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim, dënim që unë nuk mendoj që është as minimal sepse; këtë dënim e merr dikush që hyn e vjedhë me naj shtëpi të naj zyrtarit shtetëror etj etj… E këte dënim e merr dikush që me qindra herë ka rrezikuar njerëzit në komunikacion dhe këto informacione i kanë pas mediat edhe prokuroria e gjykata e këtij shteti.
Prandaj kërkoj nga të gjithë ju miqtë e mi, nga shoqatat e grave, nga organizata të shoqërisë civile të më ndihmoni të organizohem rreth një protestë para kësaj gjykate dhe kundër këtij aktvendimi me një pjesëmarrje masive!
Ju lutem,
Shpërndajeni sa më shumë!
Falemnderit.












