Këngëtari i njohur sulmohet nga qenjtë e rrugës, fajëson Shpend Ahmetin

Këngëtari dhe aktori i njohur kosovar, Genc Salihu, ka bërë një postim politik në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan se është sulmuar në një mbrëmje të vonshme nga mbi 10 qenë endavaktë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, shkruan Periskopi. Salihu shton se në ndihmë i ka ardhur përvoja, por edhe disa të […]
Këngëtari dhe aktori i njohur kosovar, Genc Salihu, ka bërë një postim politik në profilin e tij në Facebook.
Ai shkruan se është sulmuar në një mbrëmje të vonshme nga mbi 10 qenë endavaktë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Salihu shton se në ndihmë i ka ardhur përvoja, por edhe disa të rinj të pranishëm në vendngjarje.
Më tej, ai fajëson votuesit e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, dhe këtë të fundit për sigurinë në kryeqytet.
Ky është statusi i plotë:
Këto ditë, në nji mbramje të vonshme, më sulmuen qejt në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, 20 metra larg hymjes së banesës ku jetoj. Ishin mbi 10. Më ndihmoi përvoja me ta, por edhe nji grup të rinjsh që ishin tue ndejtë për qefi aty afër. Hera e fundit që më kanë ndjekë qejt në Prishtinë asht në verën e vitit 2000. Më duhet edhe mu me e punësu nji bodyguard, njejtë si Shpend Ahmeti, për të cilin ju fajësoj të gjithëve 1 nga 1 për votat dhe entuziazmin tuej budallaq. Shpresoj se keni mësu ndoj send prej kësaj pune.












