KEDS vendos dy trafo dhe rrjet të ri për mbi 400 familje në Peqan të Suharekës

KEDS vendos dy trafo dhe rrjet të ri për mbi 400 familje në Peqan të Suharekës

Një rrjet elektrik krejtësisht të ri ka shtrirë KEDS në fshatin Peqan të Suharekës. Me këtë investim është larguar përgjithmonë rreziku nga tensioni i lartë dhe në fshat është krijuar stabilitet energjetik.  Peqani shtrihet në pjesën veriore të Suharekës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi dhe ndërtimtari. Me këtë investim të KEDS-it ata do të […]

Peqani shtrihet në pjesën veriore të Suharekës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi dhe ndërtimtari. Me këtë investim të KEDS-it ata do të kenë një jetë më të mirë.

Për Faik Fandajn, pronar i një minimarketi, tani gjithçka është në rregull.

“Ma mirë s’ka si të jetë. E kanë rregullu për marak. Rrezikun nga tensioni i lartë më nuk e kemi dhe jeta në fshat tash do të jetë më e mirë. Punëtorët i kanë kryer punët shumë mirë dhe pastër”, ka thënë Fandaj.

Për implementimin e këtij projekti KEDS ka vendosur dy trafostacione. Njëra me fuqi 250 kVA dhe një tjetër me kapacitet 160 kVA . Të gjitha shtyllat e vendosura janë nga betoni dhe janë shtrirë rrjet elektrik nëntokësor dhe ajror të tensionit të mesëm dhe të ulët dhe mbi 4000 m kabllo për kyçjet shtëpiake.

Janë mbi 400 familje që janë përfitues nga ky projekt.

Në anën tjetër të fshatit edhe banori Reshat Grulaj, shprehet tejet i kënaqur me punën dhe shërbimin e shpejtë të punëtorëve të KEDS-it.

” Non stop kemi pasur probleme. Një shtyllë ishte rrëzu njëherë prej motit të keq. Tash me punën që e kanë bërë nuk jena ma të rrezikuar dhe u bë shumë mirë”.

Grulaj gjithashtu lëvdon punëtorët e KEDS-it për gatishmërinë dhe shërbimin e shpejtë.

“Sa herë kemi pasur probleme me rrymë i kemi thirrë punëtorët e KEDS-it për ta rregulluar, gjithmoë kanë ardhur me kohë dhe për këtë i falënderoj shumë”, ka deklaruar Grulaj.

KEDS do të vazhdojë të shtrijë investimet në të gjithë vendin, duke u dhënë përparësi vendbanimeve që kanë rrjetin elektrik më të vjetruar dhe sipas Planit Zhvillimor të Shpërndarjes së Energjisë, parashihet që Kosova deri në vitin 2025 të bëhet me rrejt modern energjetik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?