Kastrati: FSK mbron territorin e Kosovës, hyn edhe në veri

Kastrati: FSK mbron territorin e Kosovës, hyn edhe në veri

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati thotë se Forcat e Sigurisë kanë për detyrë ta mbrojnë territorin e vendit, dhe këtë mund ta bëjnë edhe në Veri. Derisa sekretari gjeneral i NATO’s, në Mbledhjen e Ministrave të Brendshëm që u mbajt në Bruksel në fillim të shkurtit, tha se FSK nuk mund të hyjë të veri […]

Derisa sekretari gjeneral i NATO’s, në Mbledhjen e Ministrave të Brendshëm që u mbajt në Bruksel në fillim të shkurtit, tha se FSK nuk mund të hyjë të veri të Mitrovicës, pa lejen e KFOR’it, ndryshe thotë ish-komandanti i FSK’së.

“Me ligjet që janë miratuar në Kuvend, e që i hapin rrugë shndërrimit të FSK-së në ushtri, kësaj organizate nuk mund askush t’ia ndalojë që të veprojë në gjithë territorin e Kosovës. Ushtria nuk është formuar vetëm për një pjesë të Kosovës, është formuar për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit. Kjo do të thotë se kufijtë aty ku janë, nëse rrezikohen nga ndokush, ushtria do ta ketë të drejtën të veproëj bazuar në kompetencat dhe detyrimet që i ka, që t’i mbrojë kufijtë e Kosovës. Kjo do të thotë se nëse kërkohet nga institucionet e Kosovës, Presidenti, Qeveria, apo Kuvendi, ushtria ka të drejtë të veprojë edhe në veri. Pra detyra numër një që e ka ushtria është mbrojtja e kufijve të Kosovës”, është shprehur ai.

Kastrati ka theksuar se me formimin e ushtrisë, Kosovës i hapet rruga të anëtarësohet në organizata të ndryshme.

“Tani më ne kemi rrugëtimin drejt organizatave qofshin ato rajonale siç është Karta e Adriatikut, dhe shpresoj që edhe Kosova do të jetë anëtare shumë shpejt, si dhe anëtarësimi në NATO dhe organizma të tjerë ndërkombëtar. Ushtria e Kosovës në bazë të ligjeve ka filluar të ecë që t’i përmbush të gjitha kapacitetet drejt një ushtrie moderne, dhe për këtë nevojitet kohë, buxhet dhe angazhim. Për 10 vite ushtria e Kosovës do t’i përmbushë të gjitha kapacitetet. Andaj përderisa nuk i arrin të gjitha këto nuk mund të jetë ushtri operacionale. Për këtë e kemi KFOR-in, NATO-n që i kanë dy detyra, ato të ruajtjes së kufijve të Kosovës si dhe t’i ndihmojë FSK-së t’i ngrisë kapacitetet e saj”, ka theksuar ai në telegrafi.com

Ndër të tjera, Kastrati ka përmendur edhe ndërhyrjen e FSK-së në Veri. Ai ka thënë se nëse vendit i rrezikohen kufijtë, ushtria e ka detyrë të ndërhyjë.

Sipas Kastratit, deklaratat e zyrtarëve të Beogradit lidhur me atë që FSK-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë në veri, nuk janë të drejta.

“Beogradi nuk mund të deklarojë për shtetin e Kosovës. Ne jemi shtet sovran dhe të gjitha veprimet për shtetin e Kosovës i marrin institucionet tona. Ushtria e Kosovës nuk është e formuar që t’i sulmojë qytetarët e saj, por detyrimi dy që del nga ligji është mbrojtja e jetëve dhe pronave të qytetarëve të Kosovës. Edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri, qofshin serbë apo komunitete tjera, janë qytetarë të Kosovës dhe ushtria e ka për detyrë t’i mbrojë ata”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?