Kanadaja miraton ekstradimin e shefes së Huaweit në SHBA, reagon Kina

Kanadaja miraton ekstradimin e shefes së Huaweit në SHBA, reagon Kina

Kanadaja i ka miratuar procedurat e ekstradimit të shefes financiare të kompanisë kineze “Huawei Technologies” në Shtetet e Bashkuara, duke ngjallur reagimin e rreptë të Kinës. Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të kësaj kompanie, ishte arrestuar në Vancouver në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak. Në fund të janarit, organet […]

Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të kësaj kompanie, ishte arrestuar në Vancouver në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak. Në fund të janarit, organet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngritën akuzë kundër saj dhe kompanisë “Huawei” për shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Ajo do të paraqitet në gjykatë në Vancouver më 6 mars. Pritet që në këtë seancë gjyqësore të publikohet data e vendimit për ekstradimin e saj.

Ndaj kësaj mase ligjore ka reaguar Kina. Ky shtet e ka dënuar vendimin për ekstradimin e qytetares së vet në Shtetet e Bashkuara, duke e përsëritur kërkesën për lirimin e saj. Ky rast ka ndikuar që marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Kinës të tensionohen dukshëm.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Lu Kang, tha përmes një deklarate se Kina e kundërshton të ashtuquajturin proces gjyqësor kundër shefes financiare të kompanisë “Huawei”. “Ky është një incident i rëndë politik. Edhe një herë i bëjmë thirrje SHBA-së që ta tërheqë kërkesën për arrestim dhe ekstradim dhe kërkojmë nga Kanadaja që ta lirojë menjëherë zonjushën Wanzhou”, ka thënë ai.

Ekspertët ligjorë që më parë kishin parashikuar se Kanadaja do ta pranojë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e qytetares kineze për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes dy shteteve në sistemin e drejtësisë, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?