Kallet Liga e Kosovës: Skandali i FFK-së me Prishtinën eskalon në fjalë të fëlliqta mes drejtuesve

Kallet Liga e Kosovës: Skandali i FFK-së me Prishtinën eskalon në fjalë të fëlliqta mes drejtuesve

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Prishtinës, Afrim Muçiqi, i cili e quajti mbrëmë Batatinën Zhatatina. Përmes profilit të tij në tij në “Facebook”, Batatina ka shkruar se inkuadrimi tij në botën e futbollit vjen pas pasionit dhe dëshirës së madhe, ndërkohë që tradita dhe morali i familjes së tij nuk […]

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Prishtinës, Afrim Muçiqi, i cili e quajti mbrëmë Batatinën Zhatatina.

Përmes profilit të tij në tij në “Facebook”, Batatina ka shkruar se inkuadrimi tij në botën e futbollit vjen pas pasionit dhe dëshirës së madhe, ndërkohë që tradita dhe morali i familjes së tij nuk i lejon askënd ta fyejë.

Në një shkrim të gjatë  të cilin e ka postuar Batatina ndër të tjera ia përmend Muçiqit edhe bixhozin, shkruan Periskopi.

“E vërtetë se e menagjoj një ndërmarrje të fuqishme por profesionistët e udhëheqin ndersa menagjimin e bëj unë dhe jam krenar për këtë sepse ne menagjojmë edhe 3 firma ne shtetet moderne dhe Evropiane por me nder dhe respekt duke i respektuar njerëzit, duke e ruajtur familjen dhe duke kontribuar për vendin. E vërtetë se zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, Kocka jo e as bastoret jo sikurse ty e këto t’i fali për gjithë jetën ty”, ka shkruar ish-trajneri i Llapit.

Shkrimi i plote:

I nderuari Afrim Muqiqi, unë nuk vi nga një familje që i fyej njerëzit, nuk vi nga një familje pa moral, nuk i përkas një familje që luajm kock dhe as bixhoz. Për këtë e din opinioni i gjerë shumë mirë prandaj ndihem i lumtur dhe krenar para qytetarëve te vendit tim dhe shtetit tim.

Tek unë familja është primare pastaj janë dashamirët, shokët e rrethi ku jetoj dhe qytetarët e shtetit tim sepse e kam dëshmuar këtë qysh në moshën njëzet vjeçare.

I nderuar, kam punuar për 17 vite në një institucion të rëndësishëm, kam kontribuar dhe kam lënë gjurmë të ndershme aty duke edukuar, trajnuar dhe aftësuar oficer nënoficer dhe ushtarë prandaj ndihem krenar për kontributin tim.

Pasi kalova momentet më të mira të rinisë time në një institucion të besusheshëm vendosa që të jap kontribut edhe në jetën civile dhe në profesionin dhe pasionin tim dhe këtë ja arrita falë familjes miqëve, shokëve dhe dashamirëve të mi. Po bëhen 6 vite që e kanë vlerën e 60 viteve sepse i respektova dhe do ti respektoj dhe po me respektojn qytetarët e Llapit, Gollakut dhe të Kosoves për kontributin tim dhe familjes time në sport duke avansuar dhe duke ngritur nivelin e sportit në Kosovë dhe pikërisht futbollit. Një Kosovë e din se familja është nder dhe respekt prandaj këtë e ruaj duke i respektuar njerëzit.
E di i nderuar Afrim se tu kanë ngatërruar shumë gjëra që e din opinioni por pasi je vendas i imi të këshilloj që familja është primare pastaj vjen profesioni, futbolli dhe pasioni.

E vërtetë se e menagjoj një ndërmarrje të fuqishme por profesionistët e udhëheqin ndersa menagjimin e bëj unë dhe jam krenar për këtë sepse ne menagjojmë edhe 3 firma ne shtetet moderne dhe Evropiane por me nder dhe respekt duke i respektuar njerëzit, duke e ruajtur familjen dhe duke kontribuar për vendin.

E vërtetë se zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, Kocka jo e as bastoret jo sikurse ty e këto ti fali për gjithë jeten ty.

E di e dhimshme ka qenë humbja juaj në Llap por ky është futbolli dhe kjo është bukuria e futbollit prandaj mos harro LLAPI kurr më nuk do të jetë vegël e askujt por do të jetë një klub i sinqert dhe serioz duke i mbrojtur ngjyrat dhe traditën e KF LLAPIT

Me respekt,
Mr. Sc i Shkencave Sportive
Tahir BATATINA

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?