Justin Trudeau mund të rrëzohet: Stafi i tij fshehu skandalin e kompanisë më të madhe kanadeze me Gaddafin

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, së shpejti mund ta lë zyren. Kjo, pasiqë në Kanada, ka shpërthyer një skandal i madh. Një ish-avokate po thotë se stafi i kryeministrit, i kanë bërë presion që të mos e denoncojë njërën prej firmave më të mëdha të ndërtimit në këtë vend, e cila dyshohet për korrupsion, mashtrim e […]
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, po përballet me një nga sfidat më të mëdha që prej kur është në këtë post, pasi që në shtetin e tij ka shpërthyer një skandal ku është e përfshirë edhe administrate e tij.
Afera ka të bëjë me dyshimet se ish-avokatja e tij, Jody – Ëilson Raybould, ka deklaruar se i është nënshtruar një presioni politik nga njerëzit e afërt të kryeministrit Trudeau, për të mos e denoncuar njërën nga firmat më të mëdha të ndërtimit në Kanada e cila dyshohej për korrupsion, mashtrim dhe ryshfet, shkruan Guardian, përcjell Periskopi.
Në këtë skandal, janë të përfshirë disa nga njerëzit më të afërt të kryeministrit kanadez, përfshirë edhe shokun e tij të vjetër, Gerald Butts, i cili ka dhënë dorëheqje para pak javësh.
Për çka akuzohet kompania në fjalë?
Kompania SNC – Lavalin, e cila e ka bazën në Montreal, po akuzohet se ka paguar shuma të majme parash si ryshfet, për familjen e Muammar Gaddafit, në mënyrë që të siguronte kontrata në Libi.
Dyshohet se kjo ka ndodhur mes viteve 2001- 2011. Nëse ndodh që të dëshmohen akuzat ndaj kompanisë, asaj do t’i ndalohet puna për disa dekada.
Por, pse ka ndodhur presioni politik ndaj ish-avokates për të mos e denoncuar rastin?
Sipas dëshmisë së avokates që ka zbuluar skandalin, njerëzit e afërt të Trudeau, i kanë thënë asaj që ‘të mos e bëjë shumë të madhe këtë punë”, pasiqë në kompaninë në fjalë, janë të punësuar qindra-mijëra kanadezë, e të cilët, rrjedhimisht do të mbesnin pa punë.
Raportohet se udhëheqësit e kompanisë, për një kohë të gjatë kanë lobuar ‘që skandali të mos bëhet publik’.
Çka thotë vetë Trudeau për këtë rast?
Kryeministri kanadez nuk e ka mohuar që disa anëtarë të stafit të tij kanë folur me ish-avokaten për kompaninë SNC – Lavalin. Mirëpo, ai thotë se ‘të gjitha bisedat që kanë ndodhur për këtë rast, kanë qenë brenda rregullave”. Se çka do të ndodh më tutje, mbetet të shihet, por Kanadaja është goditur nga ky skandal ditëve të fundit dhe ka shumë prej atyre që kërkojnë një gjë: dorëheqjen e kryeministrit./Periskopi/












