Jasharaj mohon që SBASHK-u ka lidhje politike: Grevën e nisëm se nuk na lanë rrugë tjetër

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka qenë i ftuar në emisonin IMAZH me ç’rast ka mohuar që anëtarë të kësaj sindikate kanë lidhje politike. “Jo, jo nuk kemi. Kritikat kanë ardhur vetëm pse jemi sindikata më e fortë. Ne do të bënim marrëveshje edhe me LDK-në, Vetëvendosjen (po të ishin në pushtet). Greva nuk ka […]
“Jo, jo nuk kemi. Kritikat kanë ardhur vetëm pse jemi sindikata më e fortë. Ne do të bënim marrëveshje edhe me LDK-në, Vetëvendosjen (po të ishin në pushtet). Greva nuk ka qenë as kundër Thacit as Haradinajt, greva është bërë se nuk na lanë rrugë tjetër”, ka thënë Jashari, raporton Periskopi.
Jasharaj po ashtu ka thënë se nëse SBASHK-u do të ishte thirrur për konsultim për projektligjin e pagave, ata do të ishin ndarë të kënaqur edhe me paga minimale./PERISKOPI/












